Briken Çalja po garon për Lojërat Olimpike në “Tokio 2020” sa i përket kategorisë 73 kg. Pritshmëria ishte e lartë te peshëngritësi shqiptar pas shumë zhgënjimesh të marra nga sportistët shqiptarë. Në provën e parë Çalja do të dështonte në peshën 151 kg.
Ndërkohë në provën e dytë ka arritur të ngrejë të njëjtën peshë dhe dështojë në të tretën me 155 kg. Sa i përket klasifikimit të përgjithshëm në stilin e shkëputjes, Çalja u rendit në vendin e gjashtë. /Sport Ekspres/