“Kjo është mënyra e tij”! Tuchel impresionohet nga Armando Broja në miqësore: E shfrytëzuan atë shans që kishin…

Armando Broja ka arritur që të realizojë në miqësoren e Chelsea-t kundër Bournemouth. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë dhe la gjurmë për të tundur rrjetën e kundërshtarit. Kështu nisi përmbysja e rezultatit për londinezët, me Ugbo që vendosi shifrat 2-1. Por si është parë performanca e këtyre lojtarëve nga ana e trajnerit Tuchel? Ky i fundit ka zgjedhur që të përgëzojë autorët e golave dhe kërkon prej tyre që të vazhdojnë punën me këtë ritëm.

“Në pjesën e parë ne kishim një mesfushë me “dy rrota”, ndërsa në pjesën e dytë ne kishim tre mesfushor dhe dy sulmues pasi u kombinua Armando Broja dhe Ike Ugbo. Nuk është e lehtë të shënosh para një porte ku ndodhen shumë tifozë pas saj. Kundërshtari ynë ishte shumë i fortë dhe i kishin nisur më herët përgatitjet se ne. Golat e Armando Brojës dhe Ugbo? Po ndihem shumë mirë dhe ishte e nevojshme që rezultati të kthehej.

Është shumë më mirë kur fiton ndeshjet sesa kur humbet pasi nis të shqetësohesh, mërzitesh dhe inatosesh. Është shumë mirë. Broja dhe Ugbo kishin dy shanse dhe i shfrytëzuan që të dyja. Kjo është mënyra sesi ata e bëjnë punën, kështu veprojnë. Duhet të vazhdojnë në këtë ritëm”, ka thënë Tuchel. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online