Egnatia arriti të fitonte kundër Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, për të arritur në fazën finale. Pas barazimit të ndeshjes së parë, ekipi i Tetovës fitoi në shifrat 1-0 me golin e Xhekson në minutën e fundit.
Shkodranët e gjetën avantazhin në pjesën e parë me super golin e Mehdi Cobës që kaloi këdo i doli përpara në krahë. Por për shkak të ndërhyrjes së Liridon Latifit në rrezen e portierit, arbitri e anuloi golin.
Kur gjithçka pritej të shkonte në shtesë, në minutën e 90, Xhekson lëshoi predhën që u ndal në rrjetë. Te Egnatia nisi festa e madhe dhe legjitime pasi kanë shkruar historinë duke arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë. /Sport Ekspres/
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Memolla, Musta, Agbekpornu, Zejnullai, Fernando, Kasa, Duamena, Xhekson
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Boshnjaku, Bulatoviç, Çoba, Alivoda, Marku, Hakaj, Jonuzi, Latifi, Kaina