Armando Broja ka humbur një rast të pabesueshëm në ndeshjen mes Chelsea dhe Sheffield United. Londinezët arritën që të fitonin me shifrat 2-0 falë golave të Palmer dhe Jackson. Ky i fundit shënoi me portë bosh pas një assist brilant të Palmer.
Ndërkohë, i aktivizuar në minutën e 75, edhe Armando Broja e kishte një rast të tillë flagrant. Pas pasimit fantastic të Palmer, Broja u gjend me portën bosh dhe e nxori topin jashtë, duke mos arritur të tund rrjetën. Dëmtimi ka ndikuar shumë te sulmuesi i Shqipërisë që nuk po kthehet dot në formën e tij të zakonshme. /Sport Ekspres/