Atalanta ka bërë që në Itali tashmë të shpërthejë festa. Pak kush mund ta mendonte, por është pikërisht Atalanta i vetmi ekip italian që vazhdon rrugëtim në Champions League. Bergameskët kanë gjetur golin edhe kundër një klubi si PSG.
Kejlor Navas ka pasur punë mbrëmjen e sotme, teksa ka bërë shpëtimtarin në disa raste përgjatë pjesës së parë. Por portieri i parisienëve ka arritur të rezistojë vetëm për 27 minuta. Ishte Pasalic ai që në me një supergol ka tundur rrjetën e francezëve, duke kaluar në avantazh zikaltrit, që duket se nuk kanë ndërmend ta lënë me kaq aventurën e tyre të parë në Champions League. Megjithatë ka ende shumë minuta përpara për të vendosur fatin e kësaj përballjeje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/