Joakim Lëv ka shpallur sot listen e përkohshme të lojtarëve kandidatë për në Kupën e Botës, ku Gjermania shkon si pretendente e madhe për trofeun.
Lëv ka lënë jashtë Mario Gëcen, diçka e pritshme, por janë përfshirë në listë Manuel Nojer e Zherom Boateng, edhe pse të dy ende të dëmtuar.
Nuk është grumbulluar sulmuesi i Bajernit, Vagner, i cili në moshën 30-vjeçare shpresonte të kishte shansin e karrierës, duke shkuar në Botëror. Në stërvitjen e sotme të Bajernit sulmuesi u pa i përlotur, raportojnë mediat gjermane, ndërsa më i qetë është shfaqur portieri Ulrajh, edhe pse mund të ishte një nga portierët që do të shkojnë në Botëror.