Liria e Prizrenit nuk ka të ndalur, sepse sot ka luajtur miqësoren e radhës në Ohër dhe ka mundur 2-1 Pobedën e Prilepit.
Fitore e shkëlqyer, ndaj një rivali goxha cilësor, që ditët e fundit firmosi edhe me Jasir Asanin.
Për Lirinë shënuan Artur Magani dhe Zenel Gavazaj, vëllai i vogël i Enisit të Skënderbeut.
Pobeda e nisi mirë, duke shënuar në minutën e gjashtë e duke luajtur më mirë për rreth 20 minuta, ndërsa më pas Liria u rrit ndjeshëm, me dy golat në minutat 60 e 86 dhe 4 shtylla.
Spikati Mevlan Zeka, me dy asiste, por edhe Artur Magani.