Lipi: Nuk e zgjodha unë Venturën, Tavekio ka një kujtesë të shkurtër!

 

Ish-trajneri: Fola me Gasperinin, Montelën dhe Venturën, por presidenti mori këtë të fundit. Ançeloti do të ishte maksimumi si trajner, por në fillim duhen reformat e vërteta

Marçelo Lipi nuk është dakord që është përfshirë në diskutimin në lidhje me zgjedhjen apo këshillimin për Xhan Piero Venturën si trajner të Italisë. Emri i ish-trajnerit të Juventusit ka qarkulluar shumë sa i përket eliminimit të Italisë, i parë si fajtori dhe ai që solli këtë gjendje. Dhe, zgjedh “Sky Sport” për të dhënë versionin e tij të ngjarjes: “Eshtë gjithçka e vërtetë ajo që tha Malago (presidenti i Komitetit Olimpik Italian), përveç diçkaje, që unë zgjodha Venturën. Më duket se Tavekio nuk ka një kujtesë të mirë. Nuk e zgjodha unë Venturën si trajner. Mjafton që Tavekio të kujtojë që një vit më parë ai kishte firmosur statutin e ri të agjentëve që parashikonte që familjari i një agjenti (në këtë rast, i biri Davide Lipi) të mos punonte në federatë. Mjaftonte të thoshte këtë dhe çdo gjë merrte fund. Nuk tha asgjë, isha drejtor dhe firmosa një parakontratë dhe një ditë më pas më thanë se nuk mund të bëhej asgjë”.

Ventura – “Unë ndjej keqardhje”, vazhdon Lipi, “ashtu si të gjithë italianët, sidomos të shoh kampionë si Bufon, Kielini dhe Barzalji të dalin në këtë mënyrë. Ajo që më ka bezdisur është që dy ditë është folur vetëm për Marçelo Lipin”. Duke iu kthyer zgjedhjes së Venturës trajner, Lipi ka kujtuar takimin me Malagon dhe Tavekion: “Shkuam për darkë në shtëpinë e Malagos dhe m’u ofrua mundësia për t’u bërë supervisor teknik i të gjitha kombëtareve. Madje, për të thënë të vërtetën, për Tavekion ishte më mirë që të merresha me U-21 dhe poshtë.  Refuzova dhe më pas u vendos që të isha drejtor teknik i të gjitha kombëtareve.  Në atë pikë, fola për Venturën, Montelën dhe Gasperinin. Ndaj, shkova në Federatë dhe i dhashë Tavekios përshtypjet e mia, duke sqaruar që trajnerin do ta zgjidhte ai. Dhe ai tha se do të zgjidhte Venturën për shkak të eksperiencës së tij”.

E ardhmja – Mbi emrin e Karlo Ançelotit, që është përmendur dhe lakuar disa herë këto ditë si trjaner i mundshëm i Italisë, Lipi komentoi: “Këshilla ime është e ditur tashmë: zgjedhja e trajnerit është problemi i fundit. Duhet në fillim të riorganizohet një federatë që të merret me futboll. Sigurisht, një figurë si ajo e Ançelotit nuk ka nevojë për këshilla duke parë eksperiencën e tij në nivel ndërkombëtar. Në Federatë ka nevojë për njerëz që marrin vesh nga futbolli. Ançeloti është maksimumi që mund të kemi në këtë moment dhe uroj, si tifoz, që të vijë ai. Por, edhe emrat e tjerë që janë bërë mund të shkojnë mirë, edhe pse nuk shoh që të kenë qëllim të vijnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online