Lionel Mesi i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë në këtë Kampionat Botëror. Ai ka qenë vendimtar në arritjen e Argjentinës deri në çerekfinale dhe deri më tani udhëheq listën e golashënuesve më të mirë të turneut. De La Fuente nuk i ka kursyer lëvdatat për 39-vjeçarin argjentinas. Trajneri i Spanjës ka thënë në konferencë për shtyp se Lionel Mesi të jep përshtypjen e një 19-vjeçari në fushën e lojës. Ai ka duartrokitur përkushtimin e 8 herë fituesit të Topit t? Artë, që vazhdon të jetë një shembull për lojtarët e rinj.
“Mesi duket sikur është 19 ose 23 vjeç. Ai po luan në një nivel të jashtëzakonshëm. Nuk është vetëm pjekuria e tij më, por mbi të gjitha përkushtimi i tij.
Ai është i palodhur, nuk është kurrë i kënaqur. Ai gjithmonë dëshiron më shumë, çdo ditë. Është një shembull për të gjithë shokët e tij të ekipit, për dashamirësit e futbollit dhe për të gjithë ata që sapo kanë filluar në këtë lojë”, është shprehur Luis De La Fuente./Sport Ekspres/