Lilaj: Hakmerremi sot, e prisja ftesën kuqezi

Mesfushori i Skënderbeut kërkon “kokën” e Luftëtarit, ndërkohë që komenton edhe ftesën e bërë nga Panuçi. Dy fjalë edhe për çështjen e hapur në UEFA

Leonard Trebicka
“Sigurisht klubi na ka thënë të jemi të qetë përsa i përket çështjes UEFA dhe të vijojmë vetëm punën e kampionatit, ndërsa ata do të merren me punën e tyre. Puna jonë është të shpallemi kampionë dhe të jemi gati për sezonin e ardhshëm”, këto kanë qenë disa nga fjalët që mesfushori korçar tha në konferencën e djeshme për shtyp, teksa Sabien Lilaj jep garancinë e madhe që Skënderbeu do të jetë edhe këtë verë në Champions League. Mesfushori e meritonte midis të tjerave edhe ftesën e Kombëtares kuqezi, ndërkohë që për kampionatin thekson se do të quhet i mbyllur kur të sigurohet matematikisht, ndërsa për momentin objektivi është të hakmerren me Luftëtarin.

-Sabjen, rikonfirmoheni përsëri në kombëtare. Sa vlerë ka për ju ky grumbullim?
-Të them të drejtën jam i kënaqur, kjo do të thotë se paraqitja ime herën e kaluar me ekipin Kombëtar ka lënë përshtypje të mirë te trajneri Panuçi. Besoj se duhet të jetë i kënaqur nga ajo që kam treguar. Në fakt e prisja një ftesë, pasi kam punuar fort këtë vit për të shkuar në Kombëtare dhe për të qëndruar atje.
-Sa ka ndikuar paraqitja me Skënderbeun tek kjo ftesë?
-Sigurisht që Skënderbeu ka ndikuar shumë. Trajneri nuk na njihte në fillim dhe vetëm falë Skënderbeut dhe paraqitjeve që kam bërë me këtë ekip kam mundur të bie në sy.
-Ndeshja me Luftëtarin është te dera. Si e shikoni këtë takim?
-Një ndeshje e rëndësishme, sigurisht që ne gjithmonë mundohemi të marrim tri pikët e radhës. Humbja në Gjirokastër në ndeshjen e parë të këtij viti natyrisht që nuk na la shije të mirë. Ende është prezente te ne. Për këtë arsye duam që të “hakmerremi” ndaj këtij kundërshtari dhe të rikthehemi te fitorja pas barazimit të fundit në Durrës.
-I kënaqur me veten tuaj për këtë sezon?
-Sigurisht është një vit i suksesshëm. Mund të them pa frikë se është viti më i suksesshëm në të gjithë karrierën time si futbollist. Përveç arritjeve me Skënderbeun, kam fituar edhe çmimin lojtari më i mirë i vitit, si dhe do të vazhdoj të jem i grumbulluar me Kombëtaren.
-A është Skënderbeu kampioni këtë sezon, duke parë diferencën me ndjekësit?
-Është shumë shpejt për t’u quajtur kampionë, pasi matematika na mban ende në lojë, pavarësisht diferencës. Ne për këtë po mundohemi, të jemi sa më shpejt kampionë edhe matematikisht, në mënyrë që të jemi më të qetë dhe për të mos u dhënë mundësinë të tjerëve të shpresojnë deri në fund të kampionatit.
-Vitin e ardhshëm, a do jetë Skënderbeu në eliminatoret e Champions League?
-Po, përderisa jemi të parët në renditje. Besoj se do të jemi, pa diskutim.
-Edhe duke parë “kërcënimin” e UEFA-s?
-UEFA nuk na intereson shumë ne futbollistëve. Ne shohim kampionatin, ku po bëjmë detyrën tonë, ndërsa me UEFA-n po merren të tjerë persona.
-Kjo do të thotë se klubi iu ka dhënë garanci për të ardhmen?
-Sigurisht klubi na ka thënë të jemi të qetë dhe të vijojmë vetëm punën e kampionatit, ndërsa ata do të merren me punën e tyre. Puna jonë është të shpallemi kampionë dhe të jemi gati për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online