Fenerbahçe është eliminuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Megjithëse kishin në stol një prej trajnerëve më të suksesshëm të botës, turqit nuk mundën të mposhtnin dot Lilën. Skuadra nga Stambolli arriti ta dërgonte ndeshjen në shtesa pas një autogoli të Diakitesë në minutën e 91-të, por kaq nuk do të mjaftonte për kualifikimin.
Lila u kundërpërgjigj në minutën e 118. Dadivi shndërroi në gol një 11 metërsh, duke fiksuar kështu shifrat në 1-1. Në këtë mënyrë francezët presin biletën për në fazën “play off” pas fitores me rezultat të përgjithshëm 5-4. Pjesëmarrës në suksesin e Lilës ishte edhe Edon Zhegrova, i cili hyri në fushë si zëvendësues dhe regjistroi dy përpjekje për gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/