Te Luftëtari kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga humbja në Korçë, natyrisht për episodet që shkuan ters edhe me arbitrimin, sepse u dha një penallti inekzistente për Skënderbeun dhe një tjetër e saktë nuk u dha për Luftëtarin.
Trajneri Hasan Lika pas ndeshjes kërkoi Fair-play nga Soue, që fitoi penalltinë në minutën e 44-5: “Ky është nga ato rastet që futbollisti duhet t’i thonë arbitrit që nuk është penallti. A do rrëfenin të vërtetën lojtarët e mi? Në as nuk dimë të “vjedhim” një penallti të tillë, sepse as nuk na kanë dhënë. Pati një rast për penallti në zonën kundërshtare, ndoshta anësori nuk e ka parë këtë rast, sepse nuk ka pasur pamjen.
“Shkurtaj dhe Bregu janë të rëndësishëm në sulm dhe mungesa do ndihej. Lamçja me minutat që kishte në dispozicion, u mundua të bëjë më të mirën. Kemi pretendime për të gjithë lojtarët. Mund të kishte bërë diçka më tepër në sulm. Edhe rasti i Rrocës ishte flagrant për barazim, edhe Liçaj pati disa shanse të mira për gol.
“Synimet? Duhet të luftojmë për më lart, por duke pasur sytë edhe pas nesh. E thamë që jemi edhe për Europë, që edhe ju të mos na e përmendnit më”.