Lika: E rëndësishme të mos humbasim

Trajneri i Luftëtarit: E parashikoj ndeshje të fortë. Mund të ketë brenda saj vetëm një ose dy gola

Gëzim Beqiri

Përpara nisjes drejt Laçit, ku ekipi i Luftëtarit do të përballet me ekipin vendas, trajneri Hasan Lika ka zhvilluar në fushën e stadiumit seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj ndeshjeje. Futbollistët kanë zhvilluar për 45 minuta një ndeshje brenda grupit dhe mw pas drejt qytetit verior kanë udhëtuar 18 futbollistët e përzgjedhur nga stafi teknik. Si zakonisht, formacioni qw do tw sfidojë kurbinasit nuk është zbuluar. Bashkë me grupin ka udhëtuar edhe Oltion Rapa, i cili mundet të mos e fillojë lojën nga fillimi, pasi vjen në këtë takim pas një dëmtimi. Edhe Eri Lamçja, që po për arsye dëmtimi nuk u aktivizua në tre ndeshjet e fundit, është bashkë me skuadrën. Pwr sulmuesin pati minuta në ndeshjen e kthimit në Kupë me Laçin, takim ky i zhvilluar në Gjirokastër të mërkurën. Mungesa e vetme është ajo e mbrojtësit vlonjat Lejdi Liçaj, i penalizuar pas marrjes së dy kartonëve të verdhë një javë më parë në Durrës. Në vendin e tij pritet të jetë Toledo. Nuk priten ndryshime të tjera në formacion, qoftë edhe në vendosjen taktike të futbollistëve në fushën e lojës. Takimi i sotëm merr një rëndësi të veçantë, sepse diferenca midis Luftwtarit dhe Laccit është vetëm 3 pikë. Fakti që të dyja skuadrat pretendojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës i jep edhe më shumë vlerë këtij takimi. Gjirokastritwt do të kërkojnë të mbajë ritmin e ndeshjeve të fundit, teksa nuk kanw humbur në shtatë takime radhazi, duke marrw dy barazime dhe pesë fitore.

DEKLARATA

Në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, i është përmbajtur deklaratave të mëparshme, por e ka konsideruar takimin e sotëm edhe më të vështirë. “Laçi është një skuadër që duhet respektuar për lojën që zhvillon, sidomos në përqendrimin maksimal të futbollistëve të saj në 90 minutat e lojës në zbatim të detyrave taktike. Luajnë me shumë grintë dhe mbi të gjitha kanë një mbrojtje solide, duke filluar që nga portieri. Në i kemi bërë përgatitjet e duhura dhe shkojmë të luajmë për të mos dalë pa pikë. Rëndësi për ne ka që të mos humbasim. E parashikoj ndeshje të fortë dhe mundet të ketë brenda saj vetëm një ose dy gola. Shpresojmë ta shënojmë ne. Kemi vetëm një mungesë, Liçajn, por nuk ndikon në vendosjen taktike të futbollistëve të tjerë për të kryer lëvizje të detyruara, pasi dihet që në ekip të gjitha rolet i kemi të dubluara”, u shpreh trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit (4-2-3-1)

Ruçi – Toledo, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson – Aleksi, Ramadani – Bregu, Rroca, Abazaj – Shkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online