Lika: E munda më në fund Starovën, larg euforisë

0

“Jo, nuk mund ta quaj ndër fitoret më të bukura në karrierë. Na gëzon fitorja, por është e ekzagjeruar. Sot shfrytëzuam të gjithë rastet që krijuam, por më e rëndësishmja që nuk pësuam gol. Skuadra ka luajtur mirë, krijon shumë. Sot qëlloi fati i keq i Partizanit dhe fati i mirë i joni që shfrytëzuam rast”, këto ishin fjalët e para në Supersport të Hasan Likës pas fitores 5-0 ndaj Partizanit.

Besoni se jeni shpërblyer për punën tuaj?

  • Këto dy ndeshje jemi shpërblyer, sidomos me Kamzën, por dhe sot me Partizanin. Duhet të jemi të ku kujdesshëm dhe të mos kalojmë në eufori. Erdhëm dhe tek loja dhe te rezultati. Na duhet ta mbajmë këtë ritëm, të përmirësohemi e të jemi të suksesshëm dhe te ndeshje te tjera.

Luftëtari shumë mirë apo Partizani shumë dobët?

  • Ne nuk jemi një skuadër që fiton 5-0 me Partizanin. Mbrojtja kundërshtari gaboi më tepër, si në rastin e Abazaj apo dhe nga gabimi i Hoxhës. Jemi skuadër që krijojmë, por se mendonim një fitore kaq të thellë. Partizani është një skuadër e fortë me lojtarë të rrezikshëm,m por pasi kaluan atë moment jo të mirë të fillim kampionatit, ndoshta e kanë quajtur të letë sot, megjithatë sot ishte i rrezikshëm në sulm, por gaboi në mbrojtje.

E mendove të mos shënoje pas golit të tretë?

  • Jo, nuk kemi pse të themi “mjaft”. Bëmë zëvendësime pasi lojtarët i kishim me kartonë. Nuk duhet të gabonim, por askush nuk mund të thotë se nuk duhet të luftojmë në maksimum. Unë jam trajner i Luftëtarit, por pas ndeshjeve të mia pyes gjithmonë se sa ka dalë Partizani.

E mundët më në fund Starovën…

  • Kur kemi qenë bashkë kemi fituar gjithmonë bashkë., por sot e munda më në fund. Nuk e kisha bërë më parë, gjithmonë kishte fituar ose kishim dalë barazim. Në çdo rezultat është theksuar se Luftëtari ka zhvilluar lojëra të mira dhe priten rezultate. Unë kam ardhur me dëshirë këtu dhe shihja një skuadër që mund të shkonte drejt suksesit, nga përbërja që ka, me lojtarë nga më të mirët në Shqipëri. E shihja se kisha mundësi për të përmirësuar gjëra dhe për të shkuar më lart, por dhe për të kaluar këtë moment të vështirë që jemi dhe sot. A duhet ende kohë për t’iu larguar zonës së rrezikshme.
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.