Hasan Lika e sheh si rezultat pozitiv barazim e marrë në Kukës. numri 1 i stolit të Luftëtarit u shpreh për “Supersport”.
“Ashtu si shkuan gjëra, ishte barazim i merituar. Natyrshëm që dolëm me një pikë ndaj një kundërshtari si Kukësi. Është rezultat pozitiv në Kukës ky barazim për objektivin tonë”.
“Nuk ishim gati për këtë që bëri kundërshtari në pjesën e parë. Si Jakovljeviç, që kishte probleme me gjurin apo dhe Beqiri që u dëmtua na prishën punë dhe gabuam në qendrën e mbrojtjes”.
“Nëse marri rezultate pozitive, por dhe kundërshtarët nëse gabojnë mund ta ruajmë vendin e tretë. Do japim maksimumin tonë në ndeshje e ardhshme”.