“Ligue 1” mund të presë ende, Franca i jep fund gjithë kampionateve inferiore: I pamundur rekuperimi

Koronavirusi në Francë po përhapet me ritme të shpejta dhe kjo ka sjellë edhe vendimin e qeverisë së Makron për të shtyrë masat e izolimit deri në datën 11 të muajit maj. Kjo përkthehet në mbylljen e aktiviteteve deri këtë të datë, përfshirë këtu edhe futbollin. Për këtë arsye Federata Franceze e Futbollit ka dalë me një vendim përfundimtar sa i përket kategorive jo profesioniste të këtij sporti.

Komiteti Ekzekutiv është mbledhur ditën e sotme dhe ka qenë i mendimit të mbylljes përfundimtare të çdo lige, përveç atyre më kryesore. Rekuperimi i këtyre kompeticioneve nuk është më gjatë i mundshëm, për këtë arsye Federata e Francës bën me  dije një lajm të tillë, ndërsa Ligue 1 dhe Ligue 2 do të vijojnë të presin ende për një dritë jeshile në mënyrë që të rikthehen sërish në fushnë e lojës.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës së Futbollit Francez u vendos që të mbyllen të gjitha ligat, distriktet, kampionatet National 3 dhe National 2, futbolli në salla dhe kampionatet kombëtare të të rinjve si për meshkuj ashtu edhe për femra. Në bazë të lajmërimit nga Presidenti i Republikës ditnë e hënë më 13 prill, duke zgjatur masat e izolimit deri në 11 maj, çdo mundësi për një rekuperim të arsyeshëm të aktiviteteve nuk është më tej e mundur”, është njoftimi i Federatës Franceze të Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online