Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine” të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”. Korab Llazani ka treguar risitë dhe problemet që po has ky sport në Shqipëri. Sipas tij nevojitet ligji i sponsorizimit është i nevojshëm për të rritur numrin e basketbollistëve dhe cilësinë e këtij sporti.
“Është periudha që kampionatet kombëtare kanë nisur rrugëtimin e tyre. Në fund të muajit shtator zhvilluam kupën e Federatës si një formë testi në prag të kampionatit të edicionit 22-23. Risi në këtë edicion ka një lloj shpërndarje ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim në periudhën e fundviteve. Suprizë është ekipi i Beslidhjes. Kemi një rënie të numrit, kemi nj krizë sa u përket femrave. Te kategoria e meshkujve do të ketë rivalitet.
Basketbolli i femrave në nivel global është në vështirësi, kjo ndikon dhe te ne. Niveli i mbështetjes është i ulët për basketbollin, në veçanti për të femrave. Ka një lloj rënie se infrastruktura për këtë sport është shumë e mangët dhe e dobët. Të duash të zhvillohesh sidomos për femra duhet të merren disa hapa të rëndësishëm.
Konfirmimi i skuadrave prej nivelit të ulët ekonomik që kanë klubet po sjellin vështirësi në rinisjen e edicionit të ri. Vështirësitë i mirëkuptoj se Ligji për sponsorizimin, që fatkeqësisht nuk po gjen mbështetjen e duhur, në Kosovë ka bërë që një klub mesatar të ketë buxhet më të madh se gjithë buxheti i federatave në Shqipëri. Duhet të gjejmë dhe mbështetjen e medias. Kjo na vë përballë vështirësive të cilat për skuadrat tona nuk i dëshirojmë”, ka deklaruar Korab Llazani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/