Ligje të forta/ Dënim me burg nëse godet në fushë, por edhe tifozët duhet të bëjnë kujdes

Pas asaj ngjarje të shëmtuar që ndodhi në stadiumin e Kamzës, ku erdhi edhe ndërprerja e kampionatit, ka pasur një reagim të madh. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me organizmin më të lartë të futbollit në Shqipëri, FSHF, kanë ashpëruar masat që skena të tilla të mos përsëriten më.

Kështu, në datën 8 tetor të vitit 2019 do të hyjnë në fuqi ligjet e reja. Sipas tyre, nëse goditet sportisti, trajneri, arbitri apo ndërmjetësi sportiv për shkak të detyrës, atëherë ka burgim nga 1-3 vjet. Nëse bëhet më shumë se njëherë, apo vjen nga drejtues të lartë të klubeve, atëherë rrezikohet deri në 5 vite.

Gjtiashtu kujdes duhet të kenë edhe tifozët, pasi edhe për ta shkruhet për dënime me burgim, nëse hedhin mjetet piroteknike apo sendet e forta mbi lojtarët. /Sport Ekspres/

Ligjet në fletoren zyrtare

“Neni 274/a

Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit,  arbitrit,  ndërmjetësit  sportiv,  për  shkak  të veprimtarisë   sportive,   nga   persona   jashtë   kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po  kjo  vepër,  kur  kryhet  në  ambiente  sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo   anëtarë   të   klubeve   sportive,   dënohet   me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 274/b

Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive

Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të  aktivitetit  sportiv,  nga  persona  të  paautorizuar, përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me  gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë  ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi  masën  e  njerëzve,  mbajtja  apo  përdorimi  i lëndëve   piroteknike,   fishekzjarreve,   flakadanëve, gjatë    zhvillimit  të    një  aktiviteti  sportiv,  dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online