Liga Unike i impresionoi të gjithë në Vlorë, Klevis Kaso thumbon Partizanin që i mundi në finale: Shyqyr që humbi Flamurtari një Kupë

Partizani arriti që të fitonte Ligën Unike në basketboll për femra. Kryeqytetaset fituan në Pallatin e Sportit në Vlorë me shifrat 72-62 ndaj Flamurtarit. Këto ekipe arritën të mposhtin në gjysmëfinale Prishtinën dhe Bashkimin e Prizrenit.

Por organizimi i këtij kompeticioni ishte për notën “10”. Shumë merita i takojnë padyshim edhe drejtorit të klubit shumësportësh Flamurtari, Klevis Kasos. Ky i fundit solli në Pllatin e Sportit figura të shquara të sportit në Vlorë, duke i dhënë tjetër jehonë dhe vëmendje basketbollit, që nuk ka mbështetje të madhe në Shqipëri.

I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, Klevisi nuk i kurseu thumbimet për Partizanit. “Edhe kur lodhesh dhe del i dyti, prapë është mirë. Partizani kishte ekip të mirë, por ne kemi fituar 4 përballje me Partizanin. Shyqyr që humbi Flamurtari një Kupë, kjo ishte surpriza e javës dhe e Ligës Unike. Kishte organizim të mirë nga të gjithë. U fut për të ndihmuar këtë organizim edhe Komiteti Olimpik, falënderoj Fidel Yllin. Aktiviteti la shije të mirë në mbarë Shqipërinë, nuk e prisja këtë”, tha mes të tjerash Kaso. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online