Milani mund të humbë një portier, që ende nuk ka shkelur në Milanelo, por që muaj më parë ka kryer vizitat dhe firmosur me kuqezinjtë. Bëhet fjalë për Pepe Reinën dhe shkaku nuk është dmëtim.
Dhjetë muaj skualifikim për Paolo Kanavaron, katër për Salvatore Aronikën dhe tre për Pepe Reinën: janë këto kërkesat e Prokurorisë së Federatës, për sa i përket Gjykatës së Napolit, ku është zhvilluar edhe séance në lidhje me raportet e lidhura të futbollistëve axurrë, në të shkuarën, me eksponentë të klanit famëkeq Kamorra, pjesë e kriminalitetit të organizuar.
Megjithatë, Gjykata mund të vendosë për një ndëshkim më të lehtë, edhe pse Milani tashmë frikëoshet, pasi pas UEFA-s dhe vendimit për ta lënë jashtë Europe, rrezikon të mbetet pa portierin që u ble si zëvendës i Donarumës, në rast se ky i fundit do të shitej.