Kinë-SHBA është rivaliteti historik për numrin më të madh të medaljeve dhe kjo traditë po vazhdon edhe këtë sezon në Lojërat Olimpike të Tokios. Kina ka arritur 10 medalje ari, ku dy prej tyre i ka fitur peshngritësi Li Fabian.
28 vjeçari konkurroi në peshën 61 kg dhe arriti të fitojë një medalje ari në stilin e shkëputjes (172 kg) dhe një medalje ari në stilin e shtytjes (313 kg).
Përveç fitimit të medaljeve, kinezi dhuroi show duke e ngritur shtangën me një këmbë. Ky veprim tregoi që kundërshtarët e tij ishin të pashpresë për ta mposhtur në asnjë drejtim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/