Lëvizje e papritur/ Po stërvitej te Skënderbeu, Igli Tare merr edhe Liçon te ekipi i Lacios

Dean Liço u shfaq në fillimin e këtij viti duke u stërvitur me ekipin e Skënderbeut. Mesfushori i talentuar që është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë, kishte gjetur akordin me ekipin e Peruxhias.

Disa probleme burokratike e ndanë lojtarin nga skuadra italiane dhe në deklaratat e dhëna është shprehur se po stërvitej te korçarët që të ishte gati për Peruxhian në momentin që gjithçka do të rregullohej. Por papritur vjen një lajm i ri nga Dean Liço, që ka hedhur një hap të madh në karrierë.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” shihet duke hedhur firmën te Lacio, teksa shkruan me krenari që do t’i bashkohet lacialëve, atje ku meritë ka edhe Igli Tare që vazhdon t’i besojë talenteve shqiptarë.  /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online