Rumania u eliminua në fazën e 16-të të Kampionatit Evropian nga Kombëtarja e Holandës, e cila fitoi me rezultatin 3-0.
Në Gjermani Rumania pati një mbështetje të madhe nga tifozët dhe futbollistët treguan një tjetër anë.
Pas ndeshjes me Holandën të luajtur në Mynih, kombëtarja rumune pastroi dhomën e zhveshjes së stadiumit të Mynihut deri në letrën e fundit.
Ata lanë pas vetes gjithçka të kristaltë dhe dukej sikur ndeshja të mos ishte luajtur. /Sport Ekspres/