Julian Brandt shënoi një gol dhe krijoi dy të tjerë, duke qenë vendimtar në fitoren e shkëlqyer 4-1 që Leverkuzeni arriti mbrëmë në Lajcpig, duke parakaluar një rival direkt për një vend në Champions League. Ishte Lajpcigu skuadra që shënoi e para, me Sabicer në minutën e 17-të, por Haverc barazoi para pushimit dhe ishte një goditje e rëndë për Lajpcigun, që në pjesën e dytë u shkërmoq.
Brandt shënoi në minutën e 51-të dhe krijoi dy gola të tjerë, me Retsos që shënoi 5 minuta pas tij dhe Foland që mbylli llogaritë në minutën e 69-të. Fitorja ngjit skuadrën e Hajko Herlish në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Lajpcigu zbret i gjashti, me 2 pikë më pak.