Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar në stol trajnerin Joakim Lëv, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022.
Turpi i sotëm nuk i ka ndryshuar planet e Federatës dhe presidenti Rainhard Grindel ka larguar për momentin zërat për ndryshim në stol, pavarësisht nga presioni i madh mediatik.
“Nuk do të spekuloj në lidhje me këtë temë. E thamë para Botërorit që Lëv është trajneri ynë deri në vitin 2022 dhe nuk kam ndryshuar mendim. Zhgënjimi është i madh, pa kufi, por nuk e kam tagrin që të analizoj Kupën e Botës. Për këtë kemi një këshill drejtues me Oliver Birhof. Shpresoj që situata të analizohet mirë”.