Lëv mbetet pezull, kontrata problem

Joakim Lëv është kthyer në të padëshiruar nga mediat dhe tifozët në Gjermani, pasi faji i eliminimit nga Kupa e Botës është në radhë të parë e tij.

Megjithatë, trajneri i Die Mannschaft është ende në drejtim dhe as sot nuk do të ketë ndonjë vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

“Me Lëvin bisedova mbrëmë dhe e vendosëm që të bisedonim sërish me qetësi në ditët e ardhshme”, ka deklaruar për Sport Bild presidenti i Federatës Gjermane Rainhard Grindel.

Qartësisht, në federatë nuk ishin përgatitur fare për një skenar kaq dramatik dhe tashmë po rezulton një gabim rinovimi me Lëv para Kupës së Botës, sepse pushimi nga puna bën që Federata Gjermane të duhet të paguajë një shifër goxha të madhe, në një kohë që nga Kupa e Botës është larguar me një bilanc financiar shumë negativ, thuajse 2 milionë euro humbje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *