Letra zyrtare/ Alban Xhaferi kërkon marrjen e Vllaznisë, kërkesa i mbërrin Bashkisë

Alban Xhaferi kërkon zyrtarisht për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Presidenti i ekipit shkodran të basketbollit ka krijuar një projekt serioz për rikthimin e ekipit si në kohët e arta.

Prova e besueshmërisë vjen nga sporti tjetër, pra basketbolli dhe atje ku drejton aktualisht. Vllaznia u kthye në një skuadër të suksesshme pas luhatjeve të mëparshme.

Tifozët e kërkuan Xhaferin që këto ide t’i shpaloste edhe në futboll. Fjala e shkodranëve është ligj për të. Para disa ditësh ka ardhur edhe takimi me kryebashkiaken Ademi, ndërsa kompania e tij “Fujifilm” i ka drejtuar edhe një letër Bashkisë për këtë çështje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *