“Lëri disa gola vetë”! Portieri i Realit të Madridit “tradhton” Ançelotin, i zbulon kërkesën e veçantë dhe fjalët që i ka thënë

Reali i Madridit është rikthyer në nivelet më të larta në Spanjë me afrimin e Ançelotit. Madrilenët po kryesojnë me 36 pikë La Ligën, 5 pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, Sevilja dhe 13 pikë më shumë se Barcelona.

Ekipi i Ançelotit ka shënuar më tepër gola se të gjithë ekipet e tjera, 35 të tillë. Nga ana tjetër, portieri Kortua është në formë të jashtëzakonshme. Vetë trajneri i Realit, Ançeloti, është shprehur se edhe për sulmuesit është problem që t’i shënojnë gjatë stërvitje dhe e quajti portierin më të mirë në botë.

Ndërkohë Kortua ka zbuluar sekretin e kësaj forme të sulmuesëve, duke e “tradhtuar” trajnerin pasi i zbuloi këshillën. “Në stërvitje, Ançeloti më thotë shpesh që t’i lë unë disa gola. I gjithë qëllimi është që t’i japim më shumë besim sulmuesëve tanë”, u shpreh Kortua për idenë që duket rezultative. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *