“Lëre Di Marcon në stol dhe mos i beso Lautaros”! Ish-lojtari i Serisë A këshillon Inzaghin: Barcelona le të lodhet në 45 minuta e para, por… 

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ish-lojtari i Serisë A, Giancarlo Marocchi, ka dhënë një mendim sa i përket ndeshjes së sotme, Inter-Barcelona, e cila ka shkaktuar jo pak polemika. Marocchi ka dhënë disa këshilla për Inzaghin duke dëshiruar që të jetë ekipi italian ai që të shkojë në finalen e madhe të Champions League. 

Për Marocchi, Di Marco duhet të ulet në stol në mënyrë që të kontrollohet Yamal. “Do të lija Di Marcon jashtë dhe do ta luaja me Darmian në të majtë për të kontrolluar Yamal, Darmian t’i dedikohej vetëm atij. Do t’i kaloja 45 minutat e para kështu. Do të tregoja shumë kujdes edhe me Lautaron, nuk është në gjendje të mirë. Nuk i besoj kurrë lojtarëve që thonë: “Po ndihem pak më mirë tani”. Nëse Barcelona luan futbollin e saj për 90 minuta, për fat të keq, nuk ka asnjë shans, ne duhet të provojmë vetëm nëse Barcelona luan futbollin e saj për vetëm 45 minuta, ta lëmë të lodhet kështu”, tha Marocchi. /Sport Ekspres/