“Lerda është m**”, Labinot Ibrahimi reagon për shpikjen e mediave: Është ndryshe e vërteta, të jepet video e plotë

Jasir Asani dhe Labinot Ibrahimi kanë bërë një video live gjatë ditës së sotme, duke kaluar disa kohë me njëri-tjetrin në mënyrë virtuale, pasi gjenden në dy shtete të ndryshme. Por teksa Ibrahimi po lexonte një koment të ardhur nga një prej ndjekësve, më saktësisht “Lerda është m**”, aq është dashur që këto fjalë t’i adresoheshin si të thëna nga vetë lojtari. Nëpërmjet një reagimi të fundit dhe me shumë profesionalizëm, Ibrahimi kërkon videon e plotë që të transmetohet dhe tregon gjithë të vërtetën.

“Përshëndetje të gjithëve. Uroj të jeni mirë në këtë situatë të vshtirë që po kalojmë të gjithë. Ndihem i detyruar të reagoj për nje lajm të publikuar sot në portalet shqiptare, ku shfaqet një video, në të cilën unë, gjasme shaj ish-trajnerin e Partizanit, Franco Lerda. E vërteta është krejt ndryshe, sepse video nuk jepet e plotë. Kam qenë në një bisedë me mikun tim, Jasir Asanin, dhe dikush nga ndjekësit po komentonte për ish-trajnerin tonë.

Në atë moment kam lexuar fjalët e tij, siç po bëja dhe me atë që shkruanin të tjerët. E ndiej obligim moral të sqaroj të vërtetën, sepse të gjithë e dini se Labi është profesionist, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Duke iu kërkuar sa më shumë vërtetësi mediave në atë që publikojnë dhe jo atë që duan të tregojnë, ju uroj të jeni të gjithë mirë. Zoti ju rujt! Ju përshëndes, i juaji, Labinot Ibrahimi!”, shkruan Ibrahimi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online