Lu.fta në distancë mes Mesit dhe Ronaldos vazhdon edhe të dy kanë hyrë në vitet e fundit të karrierës. Argjentinasi vijon të vendosë rekorde dhe të shkruajë historinë e futbollit në Europë, pavarësisht se tashmë mban 35 vite mbi supe. Sulmuesi i PSG-së shënoi golin e parë të francezëve në fitoren 1-3 kundër Makabi Haifës dhe they rekordin e vendosur nga Kristiano Ronaldo.
Mesi bëhet i pari futbollist që i shënon 39 skuadrave të ndryshme në Champions League, ndërsa më parë ishte ylli portugez ai që vendosi rekordin me 38 ekipe të cilave u kishte shënuar gol. Por ky nuk është i vetmi rekord i vendosur mbrëmjen e djeshme. Me golin kundër Makabi Haifës Lionel Mesi arrin të shënojë gol në 18 edicione të njëpasnjëshme në Champion League. Askush më parë si ai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/