“Leo, gjithnjë mes nesh”, nderime për tifozin e përjetshëm të Partizanit

Dje në mëngjes u nda nga jeta tifozi i vogël i Partizanit, Leo Cara. Një ngjarje që ka prekur dhe ka bashkuar të gjithë opinion sportiv, pasi Leo i vogël nuk kishte munguar në asnjë ndeshje të Partizanit në shtëpi. Ndonëse nuk do të jetë prezent fizikisht në ndeshjen derbi, të cilën ai e ka pritur gjithnjë me shumë emocion, në këndin e tij do të jetë karroca dhe një tufë lule, një tupan dhe një shall.

Ai do të mbetet gjithnjë mes tifozëve të Partizanit edhe pse jo fizikisht. Respekt nga të gjithë për Leon e vogël. Momente të veçanta në stadium, ku tifozeritë janë bërë bashkë duke nderuar tifozin e përjetshëm. Leo do mbete gjithnjë mes nes! “Derbi i sotëm ka vetëm një emër, u prefsh në paqe Leo”, shkruhet mbi tupanin ku është dhe fotoja e Leos!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *