Një miqësore luksi. Kështu mund të quhet ajo e datës 18 korrik, kur Sioni ku aktivizohen Emir Lenjani dhe Burim Kukeli, dy futbollistët shqiptarë, do të përballet ndaj Interit të Luçiano Spaletit. Një ndeshje që do të luhet në kuadër të fazës përgatitore dhe e fundit për zikaltërit, përpara nisjes për në turne jashtë Italisë.