Lena mund të mbetet pa ekip, ja zgjidhjet

Mesfushori është larguar me mirëkuptim nga skuadra durrsake. E kërkon Vllaznia, por është i djegur nga aktivizimi me Kukësin. Me 3 skuadra smund të federohet

Jurgen Zela

Nijas Lena është larguar zyrtarisht nga Teuta. Te durrsakët gjërat po lëvizin shumë shpejt, teksa pas largimit të trajnerit Gugash Magani, i cili i la vendin Stavri Nicës, ishte radha e kapitenit të skuadrës të largohej. Mesfushori i njohur la Kukësin në verë për të kaluar te Teuta, ku u bë edhe kapiten, duke qenë një ndër veteranët e paktë në skuadër dhe duke pasur edhe një eksperiencë të mëparshme në Durrës, por ndarja ka ardhur pas pak muajsh. Lena largohet pas një gjysmë sezoni të dobët për Teutën, që ndoshta mendon se duhet bërë revolucion total në skuadër. Lajmin për largimin e mesfushorit nga Struga e ka dhënë vetë Teuta në faqen e vet në Facebook, ku është postuar edhe një mesazh nga Lena: Pas një takimi me presidentin e klubit z.Edmond Hasanbelliu, me marrëveshje dhe në mënyrë miqësore vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me klubin e Teutës. Për mua ka qenë nder të jem pjesë e Teutës, kjo ishte hera e dytë që luaja për këtë klub. Më vjen keq, që nuk arritëm të bënim më mirë këtë gjysmë kampionati. Uroj që klubi të dalë nga situata jo e mirë që po kalon dhe kam besim se do tia dalë. Faleminderit edhe tifozëve, të cilët na kanë përkrahur në çdo ndeshje! shkruhej në postimin e faqen së Teutës.

VLLAZNIA – Sport Ekspres ka kontaktuar dje me mesfushorin, i cili konfirmoi largimin me mirëkuptim dhe se nuk ka asnjë detyrim ndaj skuadrës bregdetare. I pyetur në lidhje me të ardhmen, strugani tha se nuk preferon të nxitohet. Deklaroi se duhet të pushojë disa ditë, për të vendosur më pas se ku do të shkojë, por duket se nuk pasur dijeni për faktin se nuk mund të luajë me një skuadër tjetër në Superiore, përveç Kukësit dhe Teutës. Gazeta mëson se Lena ka një ofertë nga Vllaznia dhe po e shqyrton, por problem është se ai ka luajtur me dy skuadra këtë sezon, Kukësin dhe me Teutën, kështu që sipas rregullores nuk mund të federohet me një të tretë. Është e njëjta situatë si me dy futbollistët e Kukësit, Këkrotiç dhe Alijev. Do të pushoj disa ditë dhe më pas do të vendos u shpreh dhe Lena, i cili ndoshta nuk e ka të qartë situatën me rregulloren. Në kushtet aktuale, mesfushori ka shumë mundësi të mbetet pa ekip.

OPSIONET

Zgjidhja e vetme për Lenën në këto kushte është të gjejë skuadër nga kampionati i Kazakistanit, Bjellorusisë, Moldavisë, Irlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Estonisë, Ishujve Faroe, Finlandës, Norvegjisë ose Suedisë, që nisin në vitin 2018. Zgjidhjet e tjera janë kthimi te Kukësi ose kthimi te Teuta.
31-vjeçari vjet arriti të fitonte titullin e parë kampion në Superiore me Kukësin. Për të ka pasur më parë edhe një ofertë nga Turqia, por që nuk u pranua nga drejtuesit e Kukësit.

Zgjidhjet
1 – Të gjejë skuadër nga kampionati i Kazakistanit, Bjellorusisë, Moldavisë, Irlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Estonisë, Ishujve Faroe, Finlandës, Norvegjisë ose Suedisë, që nisin në vitin 2018.
2 – Kthim te Kukësi.
3 – Kthim te Teuta.

4- Lutje FIFA-s për një përjashtim nga rregulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online