Lëkundet skuadra e Barcelonës. Lionel Mesi e ka marrë përfundimisht vendimin për të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë larg klubit katalanas. Ylli argjentinas ia bëri të qartë trajnerit të ri, Koeman, në takimin që patën së bashku se e shihte veten më tepër jashtë skuadrës sesa brenda tij. Por tashmë i ka komunikuar edhe dëshirën klubit, se dëshiron të largohet nga Barcelona.
Sezoni i dështuar dhe mënyra e dobët e organizimit ka bërë që të arrihet deri në këtë vendim. Kështu pas një jete të tërë te katalanasit, Mesi vendos kështu të nisë një tjetër aventurë të re në karrierën e tij. Nga ky lajm tashmë kanë nisur të fërkojnë duart shumë skuara të tjera europiane, që qendrojnë pas derës për të përfituar shërbimet e 6 herë fituesit të Topit të Artë.
Ndërkohë Interi, PSG-ja dhe Manchester City janë disa prej ekipeve që janë lidhur me emrin e argjentinasit. Por listës së fundmi i është shtuar edhe Manchester United. Është vetë faqja e njohur e transferimeve “Transfermarkt” ajo që bën të njohur zërat se “djajtë e kuq“ po kërkojnë të sjellin në “Old Trafford” një nga më të mirët e historisë së futbollit, pasi më parë fanellën e tyre e ka mbajtur veshur edhe Cristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/