Leksioni/ Ademi tregon ndihmën e shtetit për futbollin: Klubet nuk paguajnë asgjë deri në fund të kampionatit

Një leksion i pastër vjen nga Kosova sa i përket mënyrës sesi mbështetet futbolli në vend nga ana e shtetit. Rreth 5 milionë euro do të jepen nga ana e Ministrisë së Sportit, Rinisë dhe Kulturës. Ndërkohë i ftuar në “Fan Zone”, Ademi tregon se klubet në Kosovë nuk do të paguajnë asgjë sa i përket zhvillimit të takimeve deri në mbylljen e kampionatit.

“Shikoni këto janë ditë të zeza për të gjithë, madje edhe për vetë futbollin. Por ndërkohë qeveria ka akorduar 5 milionë euro dhe ne presim të shohim sesa do të na mbërrijnë ne për sportin. Pastaj do të shohim nëse do të vijë një fond nga UEFA apo FIFA, e të bashkangjisim edhe një ndihmë tonën, për të mbërritur në një fond të përgjithshëm.

Për momentin nuk e kemi ende një shifër. Do i lirojmë klubet nga detyrimet e tyre dhe nuk të paguajnë asgjë për arbitrat apo transfertat e udhëtimet e tyre deri në fundin e sezonit. Vetëm dënimet që nuk do t’i falim, por edhe ato janë në favor të zhvillimit të vetë klubeve”, tha Ademi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online