Leksion i pastër/ Veteranët e Flamurtarit ndihmojnë familjet në nevojë: Dikur na kanë duartrokitur

Nga Klaudio Ndreca

Një shembull i pastër vjen nga Vlora, atje ku veteranët e Flamurtarit kanë marrë një nismë shumë domethënëse. Me mundësitë e tyre për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë, duke pasur parasysh që ardhja e Koronavirusit e ka shtuar edhe më shumë krizën në Shqipëri.

Sipas asaj që raporton “A2News”, bëhet fjalë për ish-futbollistët e viteve 80-90. Disa prej tyre kanë vendosur që të ndihmojnë 15 familje në qytetin e Vlorës me ushqime, ndërsa Saimir Haxhiu, ish-lojtari vlonjat dhe djali i bomberit Mexhit Haxhiu, shprehet se po i gjenden pranë atyre njerëzve që dikur i kanë duartrokitur në stadium.

“Jemi një brez futbollistësh që nuk mblidhemi vetëm për të luajtur futboll dhe për të kujtuar kohët e arta, e mbështeta menjëherë nismën, për të ndihmuar familje që na kanë duartrokitur”, tha Haxhiu. Ndërkohë ish-mbrojtësi Përparim Lushaj ka shtuar:

“Jemi një grup veteranësh të Flamurtarit që prej një viti bëjmë disa aktivitete. Në këto kushte menduam për një ndihmë modeste, disa pako për këdo që mund të jetë në nevojë”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online