Lehtësohet Xhuzepe Rosi, gjykata jep vendimin përfundimtar

Xhuzepe Rosi me sa duket mund të marrë frymë lirisht. Gjykata agjencisë kombëtare të dopingut ka dhënë lajmin e mirë për italian, ku ka vendosur vetëm ta paralajmërojë Rosin.

Ish-sulmuesi i kombëtares Italiane, u akuzua për doping në një test që i ishte bërë në 12 maj, kur ky i fundit luante për Xhenoan. Pas sfidës Xhenoa-Benevento, Xhuzepe Rosi u nënshtrua testit anti-doping.
31-vjeçari, i cili tashmë është pa ekip, mund të fillojë kërkimet për të rinisur karrierën, pasi vërtetoi pafajsinë e tij.

Gjithashtu Rosi ka postuar dhe në llogarinë e tij në “Twitter”, ku ka shprehur dhe lehtësimin që ai ka kaluar pas vendimit të gjykatës.
“Sot ka përfunduar një makth 4-mujor! Tani dua të mendoj vetëm për futbollin dhe të vazhdoj të bëj atë që dua më shumë se çdo gjë tjetër”, ka përfunduar italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *