Sabien Lilaj ka arritur të gjejë golin në takimin e sotëm që ekipi i tij Nes Tzonia fitoi me shifrat 3-1 ndaj Raanana. Futbollisti shqiptar ka shënuar në minutën e 75 të ndeshjes golin e tretë të ndeshjes. Megjithëse fati i takimit ishte vendosur në atë moment, goli ka rëndësi të veçantë për ish-lojtarin e Skënderbeut, teksa është i pari për të në elitën e Izraelit. Gjithashtu titullar nga minuta e parë ka qenë edhe Jahmir Hyka, që iu bashkua Nes Tzonia në merkaton dimërore.
Ndërkohë rrugën e rrjetës e gjeti për një moment edhe prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Ky i fundit e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes së Kamberit, ndërsa ky i fundit do të çonte topin në rrjetë në minutën e 88. Megjithatë, flamuri i ngritur nga anësori i prishi ëndrrën e golit të parë me fanellën e gjigantëve të Rangers./Sport Ekspres/
Rasti i pozicionit jashtë loje të Florian Kamberit