“Legjendë” ndryshe si Tomaso Berni! Portieri i Interit largohet me 0 ndeshje dhe 2 të kuq: Nuk e kapin rekordin tim…

Nga Klaudio Ndreca

Një “legjendë” tërësisht ndryshe është Tomaso Berni, që i ka dhënë duart Interit duke u larguar përfundimisht nga zikaltërit. Portieri nuk do të harrohet kurrë për statistikat e tij pasi është thuajse e pamundur që të thyhen në të ardhmen.

Berni mbërriti te Interi që në vitin 2014, por nuk arriti kurrë që të luante edhe një ndeshje të vetme. Ndërkohë numëron dy kartonë të kuq të marrë pasi kërkonte pak adrenalinë nën hijen dhe mërzitjen e stolit, duke u konfliktuar me arbitrat. Në një intervistë për “Gianluca Di Marzio”, tani portieri 37-vjeçar kujtohet se kanë kaluar shumë vite, duke kërkuar një skuadër që e do si gardian të parë.

“Është një rekord që pak mund ta kapin. Kur ti luan je i fokusuar, por kur je jashtë, sheh gjithçka dhe nuk mund ta shprehësh adrenalinën tënde. Prandaj kur takon gjyqtarin… Në 2004 isha pa ekip dhe menaxherit i thashë që të më gjente një skuadër, Kur më foli për Interin, nuk e besova. “Hajde tani, mos bëj shaka me mua. Më gjej diçka që të jetë edhe në Serinë B”. Tani kam nevojë për një ekip që më do mua. Nuk do të jetë e lehtë, por nuk dua të vazhdoj si portieri i tretë”, u shpreh Tomaso Berni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *