“Legjenda thotë se po pret akoma”! Shpërndahet gjerësisht festimi i Anglisë pas golit të parë me Shqipërinë

Shpërndarje të madhe në rrjetet sociale ka marrë festimi i Anglisë pas golit të parë me Shqipërinë. Declan Rice ka kërkuar që të festojë së bashku me shokët e ekipit duke ngritur dorën dhe duke pritur që dikush prej futbollistëve të tjerë t’ia kthente me të njëjtën mënyrë.

Por e gjithë vëmendja ishte te Harry Kane që zhbllokoi ndeshjen dhe hapi për herë të parë mbrojtjen e Shqipërisë. “Legjenda thotë se Declan Rice po pret akoma me dorën e ngritur”, ishte video që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Për këtë arsye kanë reaguar edhe disa prej futbollistëve të Anglisë mes humorit, ndërsa Kane ka kërkuar ndjesë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *