Legjenda e Partizanit ndërgjegjëson lojtarët dhe këshillë Lerdës: Jo ata që ecin në fushë në derbi!

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet ditën e dielë, në një ndeshje që njihet për spektaklin e tifozerive përkatëse në shkallët e stadiumit dhe që gjithnjë ka arritur t’ja shtojë bukurinë Superiores.

Mbi këtë derbi ka reaguar edhe ish sulmuesi legjendar i ekipit të Partizanit, Edmond Dosti, i cili i në një postim në rrjetët sociale i kërkon lojtarëve që të vazhdojnë traditën e këtyre 5-6 viteve të fundit, ku të kuqtë kanë dalë pa humbje nga rivalët e tyre më të mëdhenj. Për Dostin është e rëndësishme që trajneri Lerda të aktivizojë lojtarët që japin 100% nga vetja dhe se çdo futbollist që del në fushë duhet ta respektojë fanellën që mban veshur dhe tifozët që i mbështesin.

“Të dielën luhet derbi. Partizani po vuan në këtë fillim të kampionatit, por pavarësisht kësaj Partizani do hyjë per ta fituar derbin dhe për të bërë detyrën siç e ka kryer këtë 5-6 vjeçarin e fundit. E rëndësishme është që Partizani duhet ta fitojë këtë përballje direkte me rivalet e përhershëm. Se kjo fitore do të ketë një ndikim pozitiv për vazhdimësinë e mëtejshme të kampionatit. Dua t’i kujtoj lojtarëve të rinj të ardhur këtë vit se ajo fanellë që veshin ka shumë peshë në historinë e futbollit shqiptar.

Prandaj duhet të jepni më shumë në fushë duke respektuar fanellen dhe tifozët e zjarrtë të Partizanit. Dhe një sugjerim për trajnerin, që ka ardhur koha për të aktivizuar lojtarët që japin 100 %  të angazhimit të tyre në fushën e lojes dhe jo lojtarë që ecin në fushë pa dhënë asnjë rezultat, kushdo qoftë ai. Shpresoj dhe uroj që kjo ndeshje të bëjë kthesën e duhur për ecurine e trajnerit dhe ekipit. Forca Partizani!”, ka shkruar Edmond Dosti në “Facebook”./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online