Sot është një ditë e veçantë për legjendën e futbollit shqiptar. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e ka dëgjuar emrin e Sulejman Demollarit dhe kjo tregon se emri i tij është rrënjosur thellë në historinë e futbollit shqiptar.
Sot, Demollari feston datëlindjen dhe mbush 60-vjeç. Pasi ka dhënë një kontribut madhështor në futbollin e luajtur, tanimë Demollari është pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit, gjithmonë aty, në të mirën e futbollit shqiptar. Gëzuar Sulejman Demollari!