Ka pasur një fillimsezoni plot halle, por Legia më në fund po sheh dritë në fund të tunelit. Skuadra e Armando Sadikut fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Gornik Zabrzes, me një gol në minutën e 85-të.
Sadiku luajti prej minutës së 62-të, duke u kursyer edhe për faktin që luajti me kombëtaren në Turqi. Sulmuesi ynë ka shënuar dy gola në kampionat, shumë pak për të, por realisht nuk është vetëm faji i tij.
Ndërkaq, tifozët e Legias dhuruan spektakël në stadium, duke ndezur mjete piroteknike që bënë stadiumin të dukej në flakë.