Legia e Varshavës vendos një kusht për transferimin e Ernest Muçit, ndryshon situata e sulmuesit të Shqipërisë

Ernest Muci pritej që të largohej nga Legia e Varshavës në merkaton e janarit. Të shumtë janë interesimet për këtë lojtar, i cili nga ana tjetër pritet që të qëndrojë në Poloni deri në fundin e sezonit.

Sipas asaj që raporton gazetari polak Golaszeëski, Muçi nuk ka dëshirë të largohet nga Varshava, edhe pse është gati për hapin e radhës në karrierë. Legia ka vendosur një kusht, nëse Bartosz Slisz do të largohet, Ernest Muçi duhet të qëndrojë me patjetër në ekip. Vetëm një prej këtyre dy yjeve të ekipit mund të largohet në merkaton e janarit dhe sipas të gjitha gjasave, është Slisz ajo që do t’i jap lamtumirën skuadrës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *