Surprizë e madhe në NBA: Kleveland Kavaliers nuk është vetëm LeBron Xhejms! Mëngjesin e sotëm Kavaliers fituan 113-112 në shtesë ndaj Torontos dhe mjaftoi edhe një LeBron normal, me 26 pikë, 13 asiste e 11 ribaunde, shifra modeste për gjigantin e basketbollit amerikan.
U ndje lodhja e fitores mjaft të vuajtur në ndeshjen e shtatë ndaj Indianas, por këtë radhë Klevelandi luajti si grup, të gjithë u ngjitën në lartësinë e duhur, me JR Smith që shënoi 20 pikë dhe Kajl Karver që shënoi 19 pikë, në një ndeshje që Kavaliers nuk e kryesoi kurrë në kohën e rregullt.
Toronto e nisi shkëlqyeshëm, e mbylli +14 periodën e parë, por nga fundi i pjesës së parë u trondit dhe diferenca u ul ndjeshëm, në vetëm 3 pikë.
Sërish start i fuqishëm i pjesës së dytë, Toronto +13 në një moment, por në periodën e katërt nisi rrënimi i pashpjegueshëm, me Kavaliers që barazuan në sulmin e fundit dhe më pas triumfuan në shtesë. Një humbje shqetësuese për Toronton, we u duk shumë larg skuadrës fantastike që shkëlqeu në sezonin e rregullt.
Në çerekfinalen tjetër, atë mes Golden Stejtit dhe Nju Orlins Pelikans, duket se gjithçka ka marrë rrugë. Edhe në ndeshjen e dytë fitore e Golden Stejtin, 121-116 këtë radhë, me sfidën që pati ekuilibër të jashtëzakonshëm deri në periodën e katërt, ku nisi shkëputja e madhe e vendasve.
29 pikë Kevin Durant e 28 pikë Stefën Këri, paraqitje super, por edhe Pelikanët shkëlqyen, me Devis 25 pikë, Holidej 24 e Rondo 22.