LeBron Xhejms, 4 herë Basketbollisti i Vitit në NBA dhe një ndër sportistët më të famshëm në planet, është tashmë pjesë e Los Angeles Lakers, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare, me vlerë 154 milionë dollarë.
33-vjeçari ka vendosur të lërë Cavaliers për një emër shumë më të madh të basketbollit amerikan, duke iu shtuar një liste yjesh që kanë veshur fanellën e verdhë, duke nisur nga Mexhik Xhonson, Karim Abdul-Xhabar dhe Uilt Çambërlejn.
Lakers është ekipi i tretë në karrierën e “The King”, pasi më parë ka dalë kampion me Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat.
Është hera e dytë që LeBron largohet nga Cleveland, por nëse herën e parë reagimet ishin shumë të ashpra, këtë radhë ka pasur vetëm dashuri dhe lëvdata për yllin e basketbollit botëror, duke nisur nga pronari Dan Xhilbert, i cili në Twitter ka postuar një mesazh lamtumire plot falënderime, duke premtuar heqjen nga qarkullimi të fanellës me numër 23 te Cavaliers.
Ndërkaq, reagimet për firmën e LeBron me Lakers kanë qenë pa fund. “Mirëseerdhe në familje”, shkruan Kobi Brajant, i cili përgëzon edhe Mexhik Xhonson për rolin e tij në transferim.
Welcome to the family @KingJames #lakers4life #striveforgreatness @JeanieBuss @MagicJohnson and RP well done!!! ??
— Kobe Bryant (@kobebryant) July 2, 2018
Ndërkaq, ka reaguar edhe Zllatan Ibrahimoviç, i cili luan në MLS për Los Angeles Galaxy dhe menjëherë ka përfituar nga rasti për të folur edhe për vete, si e ka zakon: “Tani Los Angeles ka një Perëndi dhe një Mbret”.
Now LA has a God and a King!
Zlatan welcomes @KingJames pic.twitter.com/4gYooOpURD— Zlatan Ibrahimovi? (@Ibra_official) July 2, 2018