Ish-futbollisti dhe trajneri italian, Paolo Di Canio, ka kritikuar yjet e Milanit, Rafael Leao dhe Theo Hernandez për sjelljen e tyre të turpshme në ndeshjen kundër Lazios. Në derbin e javës së tretë të Serisë A italiane, futbollistët e Milanit barazuan 3-3 jashtë shtëpisë me skuadrën e Lacios dhe skena e parë në fushë gjatë ndeshjes shkaktoi një ortek komentesh në rrjetet sociale.
Raportohet se yjet kryesorë të skuadrës Theo Hernandez dhe Rafael Leao nuk janë në marrëdhënie të mira me trajnerin e ri Paulo Fonseca. Ata e injoruan plotësisht atë në ndeshje teksa gjatë një pushimi ku Fonseca mblodhi lojtarët në vijën anësore afër pankinës, Leao dhe Hernandez qëndruan në anën tjetër të fushës dhe pa interesim shikuan pjesën tjetër të skuadrës.
Sjellja e tyre shkaktoi një ortek reagimesh negative. Futbollisti legjendar italian Di Canio u tregua jashtëzakonisht i ashpër ndaj yjeve të Milanit. “Dëgjoj njerëzit që thonë se këta lojtarë janë fëmijë dhe kështu shkon kjo histori… Por Milanit i kushtojnë tetë milionë euro në sezon”, thotë Di Canio dhe shton: “Ky është një turp. Shokët e skuadrës në dhomën e zhveshjes duhet t’i godasin murin me grusht”, përfundoi legjenda italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/