Liverpuli realizoi mbrëmjen e djeshme një përmbysje të madhe kundër Vijarealit. Këta të fundit zhvilluan një pjesë të parë thuasje perfekte, duke udhëhequr me shifrat 2-0. Por në pjesën e dytë të kuqtë morën frenat e lojës në dorë dhe kthyen rezultatin në 2-3. Jurgen Klop ka zbuluar në intervistën për mediat pas ndeshjes se çfarë u komunikoi lojtarëve në pushimin mes pjesëve. Trajneri gjerman është shprehur se i kërkoi stafit të gjenin një situatë që kishin bërë mirë në 45 minutat e para për t’ja treguar si shembull futbollistëve, por fatkeqësisht nuk e kishin një të tillë.
“Në pushim u thashë atyre se duhej të luanin më mirë në pjesën e dytë sesa në të parën. U thashë ndihmësve të mi të gjenin një shembull të diçkaje që kishim bërë mirë në pjesën e parë dhe se mund t’u tregonim lojtarëve për t’u kujtuar atyre. Por më thanë: “Nuk e kemi një të tillë”. Kështu që unë u thashë se duhet të gjenin më shumë hapësirë, se ne kishim nevojë për më shumë fleksibilitet dhe se ne të ndalonim së luajturi atë që ata donin me mbulimin e lojtarëve”, është shrehur Jurgen Klop./Sport Ekspres/