“Le të tregojmë se 0-4 me Partizanin ishte rastësi”! Lojtari i Skënderbeut “ngacmon” Rubin Hebajn: Tani është radha për një shkodran tjetër

Në ditën e nesërme do të rikthehet Kupa e Shqipërisë me fazën çerekfinale. Në orën 16:45, Teuta do të përballet kundër Skënderbeut, ndërsa ndeshja e parë përfundoi me fitoren e durrsakëve në shifrat 1-0 falë golit të Hebajt. Ndërkohë të pranishëm në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari ishin sulmuesit e dy ekipeve kundërshtare, Hebaj dhe Pusi. Sulmuesi i Teutës e ka pengun te ndeshja e fundit që humbën ndaj Partizanit me shifrat 0-4.

“Ishte një rezultat positiv ajo fitore në terren të vështirë në Korçë. Ne do ta nisim ndeshjen sikur të kemi dalë 0-0. Në Shqipëri ekipet janë më afër njëra-tjetrës. Shpresojmë se do t’ia dalim edhe në Kupë. Nesër kemi shansin që të tregojmë se ajo humbje me Partizanin ishte vetëm rastësi”, tha Hebaj.

Nga ana tjetër nuk mungoi ngacmimi i sulmuesit të Skënderbeut, Pusi. “E kemi humbur ndeshjen e parë dhe ne do të bëjmë maksimumin në tjetrën. Kemi një ngërç në këto ndeshje të fundit dhe nuk e meritojmë të jemi në këtë vend që jemi. Meqë herën e parë shënoi Hebaj, tani është radha që të shënoj një shkodran tjetër”, tha mes batutës Pusi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *